Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi e Tirana bëjnë detyrën, nisin arratinë në krye të renditjes


Tirana e Kukësi kanë bërë detyrën në ndeshjet respektive duke forcuar pozitat në krye të renditjes e duke u shkëputur edhe më shumë nga vendi i tretë.

Kryesuesit e Kukësit mundën lehtësisht Flamurtarin e vendit të fundit në një ndeshje të luajtur në Vlorë. Ekipi i Duros fitoi me rezultatin 4-1 dhe kryeson bindshëm kampionatin.

Tirana nga ana tjetër e pati disi më të vështirë misionin në përballjen me Teutën.

Edhe pse durraskët shënuan të parët, Tirana arriti të shënojë dy gola brenda pjesës së parë, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.

Bardheblutë e trajnerit Egbo mbajnë vendin e dytë në renditje me një pikë më pak se Kukësi dhe janë ndër favoritët kryesorë për titullin kampion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *