Vendosni fjalën kyçe....

Partizani “merr oksigjen” sërish, kalon lehtësisht Luftëtarin


Partizani ka mundur më në fund që të marrë frymë pas 6 humbjesh në 7 ndeshjet e fundit duke marrë një fitore të rëndësishme në Gjirokastër ndaj Luftëtarit.

Të kuqtë e Sormanit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0 me golat e Solomon e Brojës, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe të tretin me Kordeiron.

Me këtë sukses kampionët ngjiten përkohësisht në vendin e tretë duke ruajtur teorikisht mundësitë për titullin. Luftëtari nga ana tjetër mbetet në vendin e parafundit në klasifikim duke qenë në pozita tejet të vështira për sa i përket mbijetesës.

Sot luhen ndeshjet Tirana-Teuta e Flamurtari-Kukësi ndërsa java mbyllet me takimet Laçi-Skënderbeu e Bylis-Vllaznia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *