Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me thikë në Belgjikë, ndalohet gruaja pasi qëlloi dy persona


Policia në qytetin belg të Gentit ka qëlluar një grua të plagosur që mbante në duar një thikë, me të cilën kishte goditur më parë dy persona.

Incidenti ndodhi rreth një orë pasi një person që kishte plagosur me thikë disa persona u qëllua për vdekje nga policia në Londër.

Sipas faqes belge të lajmeve HLN, një grua me lëkurë të errët sulmoi dy kalimtarët me thikë në rrugën Bevrijdingslaan në qendrën e Gentit. Gruaja raportohet se goditi me thikë një nga viktimat e saj në stomak.

Policët e armatosur neutralizuan gruan dhe më pas e shoqëruan në polici. Dy të plagosurit janë dërguar në spital, por gjendja e tyre nuk besohet të jetë e rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *