Vendosni fjalën kyçe....

Axhendë e ngjeshur për Kuvendin, sot tre Interpelanca urgjente


Dita e sotme do të jetë mesa duket e ngjeshur me Interperlanca urgjente. Interperlanca e parë sipas rendit të ditës është kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ndërsa Interpelanca e dytë është kërkuar nga një grup deputetësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, lidhur me lirimin nga burgu të disa personazheve të konsideruar si “të fortët”.

Ndërsa interpelanca e tretë është me ministrin Blendi Klosi nga të njëjtët deputetë, për dëmtimet të sipërfaqeve me pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës, Peshkopisë.

Ndërkohë në vend sot do të mbërrijë edhe Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Ai ka të programuar edhe një fjalë përshëndetëse përballë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *