Britaniku i parë që u prek nga koronavirusi në Wuhan, pretendon se e mposhti sëmundjen vdekjeprurëse vetëm duke konsumuar Whisky të ngrohtë dhe mjaltë, pasi kishte refuzuar të përdorte antibiotikët që i kishin dhënë mjekët.
Mediat britanike shkruajnë se ai quhet Connor Reed, një mësues 25-vjeçar nga Uellsi. Ai u prek nga koronavirusi rreth dy muaj më parë dhe kishte shkuar në një spital në qytetin kinez, pasi kishte probleme me frymëmarrjen dhe një kollë të rëndë.
‘Kam përdorur inhalatorin që më ndihmoi në kontrollimin e kollës dhe piva një uiski të nxehtë me mjaltë derisa mbaruan.’- tha i riu për “The Sun”.
Ai shpjegon: ‘Është një ilaç i dalë mode, por dukej se po bënte punë. Unë nuk pranova të merrja antibiotikët që mjekët më kishin përshkruar sepse nuk doja të merrja asnjë ilaç.’
Reed, i cili ka qenë në Kinë për tre vitet e fundit dhe spesifikisht ka qëndruar në Ëuhan për gjashtë muajt e fundit, kishte dalë nga Spitali Universitar Zhongnan në qytet.
Por 2 javë pasi ai kishte dalë nga spitali, mjekët i thanë që ishte prekur nga koronavirusi. Reed tregoi se Zyra e Jashtme ishte interesuar kur mësoi për infeksionin e tij.
Mësuesi 25-vjeçar e përshkroi qytetin e Wuhan-it si një qytet fantazmë, me supermarkete që po i mbarojnë sende ushqimore, dhe farmaci pa ilaçe e maska.