Forca të shumta policie kanë nisur në operacion në Shijak për të sekuestruar pasuritë e familjes Hajri, ku përfshihet një karburant dhe ‘Golden Resort’ në Shijak ku u mbajt peng e u torturua për vdekje Jan Prenga rreth dy javë më parë.
Pasuria e sekuestrua sot i përket Altin Hajrit, sipas oficerëve të OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit), i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës.
Mësohet se pjesë e kontrollit dshe sekuestrimit të pasurisë do jenë personat e skeduar të cilët dyshohen se e kanë vënë pasurinë nga burime kriminale, sipas zv.ministres së Brendshme, Kuko.