Pas fotos së publikuar para pak ditësh duke ecur krah përkrah me një qytertare, Basha ka zgjedhur të shfaqë sot një video duke ecur në rrugët e kryeqytetit e duke biseduar me qytetarët.
Kreu i opozitës thekson se shqiptarët kanë nevojë të dëgjohen e për një qeveri që kujdeset për ta. Basha thekson se ka bërë gabime në të shkuarën por premton se do dëgjojë e do ju shërbejë përherë shqiptarëve.
‘Kudo ku shkoj, me këdo që flas njerëzit kërkojnë të njëjtat gjëra. Mundësi, punësim. Shëndetësi dhe arsim të denjë, zbatim të ligjit. Një qeveri që kujdeset për ta. Një qeveri që i dëgjon. Si çdokush edhe unë kam të metat e mia dhe e di shumë mirë se kam bërë edhe gabime në të kaluarën. Por një gjë jua premtoj të gjithë shqiptarëve. Se gjithmonë do ju dëgjoj, gjithmonë do t’ju shërbej dhe se gjithmonë do t’ju vë ju të parët.’ – thotë Basha në video.