Një mesfushor brazilian gaboi shënjestrën dhe në vend që të godiste një tifoz, goditi shokun e skuadrës në pamjet që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Bruno Silva nxitoi nga pankina dhe hapi këmbën për t’i rënë në kokë tifozit, që ishte futur në fushë dhe po përplasej me portierin rezervë, Gledson në sfidën Avai- Figueirense.
Siç shihet nga pamjet, lojtari në vend që të godiste tifozin, qëllon shokun e ekipit. Përplasja e ashpër në derbin e nxehtë çoi në ndërprerjen e ndeshjes për 20 minuta dhe u desh ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën.
https://www.youtube.com/watch?v=HDquQJQOAp0&feature=emb_logo