Vendosni fjalën kyçe....

Handanovic: I gatshëm të luaj edhe me gisht të thyer ndaj Milan-it


Samir Handanovic nuk e ka humbur shpresën që të luan në derbin e Milanit të dielën, derisa portieri i Interit do të përpiqet që të stërvitet me dorëza mbrojtëse për dorën

Në mëngjes klubi konfirmoi që portieri kishte një frakturë në dorën e tij, konkretisht në gishtin e vogël të dorës së majtë.

Derisa raportet thonë se portieri mund të jetë jashtë për tri deri në katër javë, slloveni ka thënë se do të përpiqet të bëj të pamundurën për të luajtur.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ai do të përpiqet që të luajë me dorëza mbrojtëse gjatë ditëve të ardhshme nëse ai do të mund të startojë.

Nuk është vetëm Milani që Handonovic rrezikon të mungojë, por po ashtu edhe në ndeshjen tjetër kundër Lazios.

Gjithashtu edhe ndeshjen kundër Ludogorets në Europa Ligë dhe kundër Juventusit më 1 mars.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *