Vendosni fjalën kyçe....

Kapen me drogë dhe sende me vlerë të grabitura, ndalohen 3 shtetas shqiptarë në Itali


Tre shtetas shqiptarë janë ndaluar në Itali nga policia italiane pasi akuzohen për disa grabitje.

Sipas mediave italiane, vjedhjet që kishin arritur të kryenin shqiptarët kapin një shumë prej 100 mijë eurosh ndërsa mësohet se vjedhjet më të mëdha janë kryer gjatë festave të fundvitit. Arrestimi i shqiptarëve është kryer mbrëmjen e djeshme ndërsa lajmi për ta është dhënë sot.

Arrestimi i shqiptarëve ka ardhur falë bashkëpunimit që policia bëri me banorët e zonës midis provincave të Pizës dhe Luccës në periudhën nga 31 dhjetori deri në 3 janar.

Pas kontrolleve në banesën ku jetonin tre shqiptarët e arrestuar, policia gjeti një ‘minierë ari’  me ora të markave të shtrenjta si Rolex, Sector, Casio, Cartier, si dhe sende të tjera të çmuara si vathë, unaza, gjerdanë, byzylykë ari dhe gurë të çmuar përfshirë diamante, smerald dhe rubin të cilat kishin një vlerë të konsiderueshme të hollash. Por jo vetëm kaq, pasi mes objekteve të vjedhura u gjetën edhe disa çanta dhe sende të tjera të firmave luksoze, si Gucci, Prada, Fendi etj..

Përveç bizhuterive dhe sendeve të tjera me vlerë, shqiptarëve u është gjetur edhe një sasi prej 1 kg kokainë.

Sipas mediave tre të arrestuarit kanë kryer të paktën 6 vjedhje ndërsa tre i kanë bërë në  3 apartamente në qendër të qytetit në zonën Porta a Mare, një brenda një vile në Pontasserchio, një tjetër brenda një vile tjetër në San Giuliano dhe një i fundit, shumë i madh, brenda një shtëpie në Capannori, në Lucca.

Për sa i përket vajzës së arrestuar rezulton se ajo të jetë e përfshirë në ngjarje kriminale edhe herë të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *