Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohet rasti i 11-të me koronavirus në SHBA


Zyrtarët e shëndetësisë në Kaliforni kanë konfirmuar rastin e 11-të të koronavirusit të ri, të përhapur shpejt në Shtetet e Bashkuara.

Rasti më i fundit është një grua në Santa Clara, e cila sëbashku me familjen janë vendosur në karantinë në shtëpinë e tyre.

Gruaja nuk ishte aq e sëmurë sa për të kërkuar shtrimin në spital, shkruan Reuters. Ajo kohët e fundit kishte udhëtuar në epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit në Wuhan, Kinë

Dy rastet e tjera përfshijnë një çift të martuar në San Benito. Asnjëri nga pacientët nuk është shtruar në spital.

Koronavirusi i ngjashëm me gripin, deri më tani ka rezultuar në më shumë se 350 humbje jetësh në Kinë. Rastet e konfirmuara të virusit janë raportuar në 27 vende të tjera.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *