Shpërthimi i koronavirusit në Kinë ka tronditur tregjet e aksioneve të vendit aziatik. Ato patën ditën më të keqe prej shumë vitesh, me afro 3.500 aksione që ranë nga kufiri ditor prej 10 përqindësh.
Bursa e Shanghai-t u mbyll me 7.7 përqind më ulët, rënia më e madhe në gati pesë vjet.
Ndërsa ajo e Shenzhen-it, që ndjek performancën e 500 aksioneve kryesore të listuara në shkëmbim, zbriti 8.4 përqind. Shenzhen-i nuk e ka regjistruar një rënie përqindje të vetme ditore kaq të keqe që nga viti 2007.
Humbjet në secilin indeks ishin më të mëdha që nga ‘E hëna e Zezë’ e vitit 2015, që ‘fshiu’ një treg të kombinuar prej 445 miliardë dollarësh.
Monedha kineze, juan, është dobësuar me gati 1.5 përqind, duke shkuar në në rreth 7.00 ndaj dollarit amerikan.