Vendosni fjalën kyçe....

Kurti niset për në Kuvend: Pas 23 vjetësh më në fund kam rastin t’i shërbej popullit


Albin Kurti ka folur para nisjes për në Kuvendin e Kosovës, ku pritet që të bëhet votimi i qeverisë së re.

Kurti tha se ka kryer të gjitha përgatitjet për seancë.

 “Kemi bërë të gjitha përgatitjet për seancën, me që rast synimi ynë është të zgjedhim qeveri të re, e cila do të punojë mbarë e mirë e sipas programit të harmonizuar, me një ekip shumë të mirë të kabinetit, por mbi të gjitha sot dua t’i falënderoj qytetarët e Kosovës që na mundësuan një ditë të tillë, në të cilën duam që ndryshimin e madh politik që ata e kanë bërë me 6 tetor, ne si përfaqësues ta shndërrojmë edhe në ndryshim qeveritar, pra ta institucionalizojmë ndryshimin e shkaktuar me vullnetin e popullit”, tha Kurti.

Më pas ai konfirmoi se do të takohet dhe me deputetët e pakicave. Kreu i Vetëvendosjes e konsideroi ditën e sotme si një kapitull të ri dhe tha se pas 23 vjetësh ka rastin që t’i shërbejë popullit më në fund.

“Është një ditë që është kapitull i ri edhe në Republikën e Kosovës edhe në jetesën e popullit e në aktivitetin tim politik, që 23 vjet jam në opozitë prej që merrem me politikë, më në fund do ta kem shansin e sidomos përgjegjësinë që t’i shërbej popullit si asnjë herë më parë”, janë fjalët e Kurtit.

Pjesë e seancës së sotme do të jenë të gjithë deputetët e rinj të legjislaturës së shtatë. Salla duket të jetë plotësisht gati për nisje të seancës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *