Deputetët e Listës Serbe kanë bojkotuar mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të bëhet votimi i qeverisë së re.
Sipas mediave në Kosovë, Lista Serbe pati deklaruar se nuk do ta mbështesë formimin e qeverisë Kurti.
Pas një takimi që pati me përfaqësuesit e Beogradit zyrtar, kryetari i kësaj force politike, Goran Rakiç, tha dje se nuk e përkrah këtë qeveri.
Në këto momente të seancës plenare, kreu i Vetëvendosjes dhe i mandatuari si kryeministër, Albin Kurti, po jep propozimet e tij mbi pikat kryesore që synon të realizojë gjatë mandatit 4-vjeçar.
Kurti tha se qeveria e tij do t’i ketë 15 ministra dhe diku rreth 33 zëvendësministra që sipas tij do të ndikojë në zvogëlimin e shpenzimeve për post e privilegje dhe do të ketë më shumë para për investime.