Vendosni fjalën kyçe....

Meta takon Komisionerin e OSBE-së për Pakicat: Diskutime për zhvillimet rajonale


Kreu i Shtetit Ilir Meta priti sot në një takim Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së Lamberto Zannier.

Presidenti Meta dhe Komisioneri Zannier patën një shkëmbim të frytshëm mendimesh rreth zhvillimeve rajonale e më gjerë, si dhe shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin përgjatë vitit të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.

Meta e falënderoi për mbështetjen e Zyrës së tij në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri.

Gjithashtu, Presidenti e garantoi për përkushtimin e tij për të respektuar të drejtat kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, pavarësisht përkatësisë etnike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *