Vendosni fjalën kyçe....

Pacientët që peshojnë mbi 120 kilogramë nuk lejohen të përdorin tualetin në këtë spital në Britani


Pacientëve në një spital në Britani, u është ndaluar të përdorin tualetin nëse peshojnë më shumë se 120 kilogramë pasi janë dëmtuar dhjetëra objekte.

Paralajmërimi për kufizimet e reja u dha në tualetet për burra në Spitalin Buckland në Kent.

Në tabelën paralajmëruese lexohet: “Ju lutemi vini re se ky tualet ka një kufi maksimal të peshës deri në 120 kg. Nëse pesha juaj është mbi këtë, ju lutemi takoni një anëtar të stafit i cili do t’ju drejtojë në ambientet e duhura.”

Mendohet se spitali ka futur rregulla të reja për shkak se dhjetëra objekte tualeti janë plasur ose janë tërhequr nga muret.

Pacientët mbipeshë tani po dërgohen për të përdorur tualete të përforcuara që durojnë deri në 200 kilogramë.

Sipas Daily Mail, një në katër anëtarë të publikut në Britani aktualisht klasifikohet si obez, gjë që po çon në probleme të mëtejshme shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin dhe tensionin e lartë.

Obeziteti mendohet se i kushton Shërbimit Kombëtar të Shëndetit më shumë se 1 miliardë pound në vit për t’u luftuar.

Një zëdhënës i Spitaleve Lindore tha: “Disa tualete të montuara në mur janë të përshtatshme vetëm për t’u përdorur nga stafi dhe vizitorët deri në pesha të caktuara. Sidoqoftë, ne kemi edhe tualete të tjera në spital që nuk janë të montuara në mur dhe nuk kanë ndonjë kufizim në peshë dhe janë të përshtatshme për pacientët ose vizitorët e çfarëdo lloj peshe “.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *