Vendosni fjalën kyçe....

“Palestinezët të tregojnë ku e duan kufirin me Izraelin” – Kushner


Këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner ka thënë se palestinezët janë të mirëpritur të sugjerojnë ndryshime në kufijtë në planin e propozuar të paqes.

Sidoqoftë, vendbanimet ekzistuese të Izraelit nuk do të lëvizin që aty, shtoi ai.

‘Ajo që duhet të bëjë udhëheqja palestineze është se ata duhet të angazhohen me planin e paqes së Trump. Nëse ka gjëra që ata duan të ndryshojnë, nëse nuk u pëlqen ku kemi vënë kufijtë, ata duhet të vijnë dhe të na tregojnë se ku duan të jenë ato,’ i tha Kushner gazetarit egjiptian, Amr Adib në një intervistë për El-Hekaya.

Ai theksoi se palestinezët duhet të pranojnë planin e propozuar si bazë për bisedime të mëtejshme nëse duan të jenë realistë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *