Pekini zyrtar ka akuzuar ShBA-në se ka përhapur “panik” në përgjigjen ndaj shpërthimit të koronavirusit vdekjeprurës.
Bëhet fjalë për vendimin e ShBA për të deklaruar gjendjen e emergjencës shëndetësore dhe ndalimin e hyrjes së të huajve që kishin vizituar Kinën në dy javët e fundit.
Deri tani konfirmohen më shumë se 17 mijë raste me virus në Kinë dhe 361 raportohen të vdekur. Ndërkohë jashtë Kinës raportohen 150 raste të konfirmuara me virus dhe vetëm një person i vdekur, në Filipine.
Virusi i cili shkakton infeksion respirator akut duket se nis me një të ftohur. Shpërthimi ndodhi të hënën, ditën e Vitit të Ri Kinez.
Më 30 janar, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencën globale për koronavirusin e ri.
Vetë disa ditë më herët, ShBA urdhëroi largimin e të gjithë personelit si dhe qytetarëve amerikan nga provinca e Wuhan.
Të gjithë ata që kthehen nga Kina do të mbahen për 14 ditë në karantinë ku do t’i nënshtrohen testeve mjekësore për të evidentuar raste të të infektuarve me koronavirus si dhe për të parandaluar përhapjen e saj.