Në ditët në vijim pritet një përkeqësim i motit dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare ka kërkuar masa për sigurimin e mjeteve lundruese në porte për parandalimin e situatave të papritura.
Në njoftim thuhet se datat kur do të përkeqësohet moti janë: 4-5-6 Shkurt 2020.
“Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-perëndim shpejtësi deri në 32 milje në orë dhe forca e detit do të jetë 6-7 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, thuhet në njoftim.