Vendosni fjalën kyçe....

Profilet – Cilat janë tre shkencëtaret italiane që izoluan të parat koronavirusin


Një ekip i përbërë nga 3 studiuese italiane, më e reja e të cilave është vetëm 31 vjeç, kanë mundur të izolojnë ADN-në e koronavirusit kinez, duke u bërë vendi i parë europian që ia arrin kësaj.

Koronavirusi është përhapur tashmë në mbarë globin me raste të reja që raportohen çdo ditë. Virusi është izoluar në në laboratorët e Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Romë, ‘Lazzaro Spallanzani’.

Lajmi është pohuar nga ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, i cil tha se ‘ky është një hap përpara për të gjithë bashkësinë shkencore që të përshpejtojë studimin mbi sëmundjen’”.

Po kush janë 3 shkencëtaret italiane që izoluan virusin ‘e frikshëm’

Më e reja e grupit të shkencëtareve është 30-vjeçarja Francesca Colavita. Studiuesja është shprehur jo pak e emocionuar për arritjen teksa pranon se për izolimin e koronavirusit kanë pasur edhe pak fat, ndërsa e gjithë puna ishte më e lehtë nga sa e kishin menduar. Ajo ka punuar më herët për studimin e virusit të Ebolas në Afrikë.

‘Mendoj se kemi pasur edhe pak fat, por ishte më e lehtë sesa e kishim menduar’, thotë ajo, shkruajnë Huffingtonpost.it e Corriere.it.

Koordinatorja e ekipit shkencor që bëri të mundur izolimin e koronavirusit është Maria Rosaria Capobianchi. 67-vjeçarja ka më shumë se 20 vjet përvojë në laboratorin e virologjisë të Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive.

Ndërsa 20 vjet të tjera të karrierës së saj i ka kaluar në në universitetin Sapienza. Ajo është diplomuar në shkenca biologjike dhe është e specializuar në mikrobiologji.

Emri i tretë i ekipit është Concetta Castilletti. Studiuesja 56-vjeçare ka një përvojë të gjatë në studimin e SARS-it, Ebolas, Zikës e gripit të derrave dhe thotë se është mësuar me këto lloj emergjencash.

‘Jemi mësuar me këto lloj emergjencash e me këtë lloj jete. Kështu ka qenë përherë por është një punë që më pëlqen shumë ndërsa fitorja është e gjithë ekipit.’  thotë ajo.

Më herët Universiteti i Macau-s ka mundur të zhvillojë një pajisje të shpejtë që zbulon virusin te njeriu. Ata thonë se i gjithë procesi i zbulimit të virusit tani mund të përfundojë brenda 30 minutave.

Më herët, shkencëtarët australianë nga Instituti Doherty në Melbourne thanë se ata kopjuan me sukses koronavirusin e ri, duke shënuar një hap të madh drejt kurimit të sëmundjes.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Corriere.it, Euronews.com dhe Huffingtonpost.it


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *