Kryeministri Rama e kreu i opozitës, Basha, kanë zhvilluar një ‘duel’ në Twitter lidhur me të ashtuquajturën paketa anti-KÇK.
I pari ka qenë kreu i qeverisë, Rama, i cili përsëriti një shprehje të vjetër tijën, të dëgjuar vite më parë në Kuvend; ‘S’keni parë gjë akoma’.
Kreu i qeverisë shkruan se PD-ja e ka krimin mjet politik kundër qeverisë, e kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij.
‘PD vë në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë suprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!Përkundrazi!E kanë udhqyer e janë ushqyer prej tij.’ – shkruan ai.
Pak më vonë, kreu i PD-së, Basha, i është përgjigjur Ramës po nga Twitter-i.
Ai shkruan se kryeministri ka frikë nga hija e vet dhe se është i rrethuar nga kriminelë e mafiozë që vijon t’i mbrojë, ndërsa KÇK-ja është vetë qeveria e tij.
‘Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë,ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë.Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij.’ – shkruan Basha.