Vendosni fjalën kyçe....

Skualifikohen 22 kandidatë për kreun e BKH-së


Skualifikohen nga gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit njëzetë e dy aplikantë dhe  vetëm 18 kanë fituar të drejtën për të vazhduar garën.

Në një njoftim nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, jepen detajet mbi fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së).

  • Sipas rregullave të përcaktuara në ligj, kandidati për Drejtor i BKH-së mund të jetë personi që ka vetëm shtetësi shqiptare, që gëzon cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotëson këto
    kritere:

a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;

b) ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;

c) ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;

ç) nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;

  •  si edhe të ketë dërguar deklaratat për dhënien e pëlqimit të tij dhe të anëtarëve të afërt të familjes për heqjen e dorë nga privatësia (dhënien e pëlqimit për kontroll periodik të llogarive bankare dhe telekomunikimeve vetjake).

Kandidatët e kualifikuar:

  1. Adriatik Ago
    2. Agim Ismaili
    3. Aida Veizaj
    4. Ardian Çipa
    5. Artan Pjetërnikaj
    6. Artan Shkëmbi
    7. Artur Beu
    8. Atnan Shehu
    9. Blerina Bajollari
    10. Eduart Merkaj
    11. Endrit Hoxha
    12. Ervin Hodaj
    13. Gentian Hilla
    14. Gentjan Shehaj
    15. Idajet Faskaj
    16. Lindita Nushi
    17. Pëllumb Seferi
    18. Ylli Pjetërnikaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *