Vendosni fjalën kyçe....

Sulmuesi në Londër para një jave kishte dalë nga burgu, si u përpoq të rekrutonte vëllezërit e vegjël për ISIS-in


I riu që u vra nga policia pasi goditi me thikë njerëzit në Londër, nuk kishte një javë që ishte liruar nga burgu në janar.

Sipas Daily Mail, kur u arrestua për 13 vepra terroriste, Sudesh Amman nuk mund të ndalonte së qeshuri. Ekstremisti adoleshent nuk pranoi të qëndronte para gjykatësit dhe e kaloi seancën e tij të dënimit në dhjetor të 2018-ës duke buzëqeshur.

Amman vetëm qeshi kur iu tha se po përballet me një dënim prej vetëm tre vjetësh e katër muajsh. Por ai u lirua nga burgu në janar të 2020-ës.

Sipas BBC-së, Amman ishte nën mbikëqyrjen aktive të policisë në kohën kur kreu sulmin dje, për të cilën policia beson të jetë një incident terrorist i lidhur me islamistët.

Tre persona u plagosën, por asnjëri nuk është në gjendje kritike për jetën.

Kryeministri Boris Johnson tha që qeveria do të njoftojë për planet e mëtejshme për të bërë disa “ndryshime thelbësore në sistemin e trajtimit të atyre të dënuar për vepra terrorizmi”.

Siç shkruan Daily Mail, Amman dyshohet se i tha të dashurës së tij të vriste prindërit e saj dhe u përpoq të radikalizojë dhe vëllezërit e tij më të vegjël.

Ai gjithashtu kishte një material për rekrutimin në ISIS dhe ndau një revistë të “Al Qaeda”-s në një grup ne “ËhatsApp” të familjes, ku bënin pjesë dhe vëllezërit e tij më të vegjël të moshës midis 11 dhe 15 vjeç.

Amman ishte i fiksuar me thika dhe kishte blerë një thikë luftarake në gatishmëri për një sulm terrorist. Ai kishte shkarkuar një numër manualesh në telefon që tregojnë se si të vriten njerëz, duke përfshirë një për teknikat e përgjakshme të luftës me thika braziliane.

Manuali prej 79 faqesh përfshinte udhëzime për dëmtimit të trupit me thika dhe mënyrën e shënjestrimit të organeve jetësore në mënyrë që të shkaktojë ‘humbjen e shpejtë të vetëdijes dhe vdekjen’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *