Vendosni fjalën kyçe....

65 vdekje brenda ditës në Kinë nga koronavirusi, mbi 20 mijë njerëz të infektuar


Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 426, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me sëmundjen në mbarë botën tani ka shkuar në 20.626.

Këto shifra vijnë pasi vendi hapi një spital të ri të ndërtuar brenda 10 ditësh, futi para në tregjet financiare të tronditura dhe kufizoi më tej lëvizjen e njerëzve me shpresën për të penguar virusin që përhapet me shpejtësi.

Përkundër këtyre masave, numri i të vdekurve u rrit me një rekord ditor prej 65 viktimash nga e hëna në të martën shkruan Daily Mail.

Ndërkohë ka të paktën 151 raste me koronavirus në 23 vende dhe rajone të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Tajlandën, Hong Kongun dhe Britaninë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *