Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim pas takimit me Bashën: Palët të përfundojnë një kod zgjedhor


Ambasadorja amerikane Kim ka thënë se nxit palët të qëndrojnë në tryezë e të përfundojnë kodin zgjedhor.

Ajo e ka bërë reagimin në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook fill pas takimit me kreun e PD-së, Basha.

‘Gjatë takimit të saj sot me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor. Ambasadorja gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri.’ – shkruhet në postimin e ambasadës..


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *