Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori thirrje shqiptarëve në Kinë: S’ka vend për eufori, s’ka ende ilaç për koronavirusin


Ndërkohë që ditën e djeshme është raportuar për vdekjen e 65 personave brenda ditës në Kinë, ambasadori shqiptar atje, Selim Belortaja, paralajmëron shqiptarët të bëjnë kujdes.

Ai thotë se nuk ka ende një ilaç kundër koronavirusit dhe secili duket të marrë masa për sigurinë e tij, përkundrejt masave që mund të marrin autoritetet. Ai thotë se nuk ka vend për eufori ndërkohë që shkencëtarët vijojnë të luftojnë për të gjetur ilaçin.

“Ne kohe epidemish e krizash është e pritshme që të plasin të dyja: edhe ekzagjerimet (deri ne tablo apokaliptike!) por edhe euforia dhe shpartallimi i virusit ..me rrahje gjoksi e recitime! Qarkullon dhe nje videokëngë keto ditë ”pop-style”, kur pas çdo strofe, një grafikë grushti e dergon ne djall virusin ..vetem me nje uppercut! Lulëzojnë mitet dhe imagjinata dhe pak hapesire ngelet per shkencetaret e vertete qe po luftojnë të gjejne rrënjët e virusit, izolimin e tij, ilaçin per sherim. Dhe masën mbrojtëse per me tej.
Jam i shtrënguar ta ndërhyj sërisht per pergjegjesine qe kemi ndaj bashkëkombasve këtu. Shpërthimi i nCoV nuk është ndalur aspak. Nuk ka ende një ilaç kundër nCoV!! (shif OBSh bashkangjitur). Numuri i te infektuarve rritet me rreth 3000 ne ditë (gjithesej raportohen 20.613). Ndersa vdekjet ditore shkojne 50-60 (65 vdekje ditën qe shkoi). 427 shifra gjithsej. Jo vetem udhëheqja e qeveria, por e gjithë shoqeria kineze i është dedikuar ketij prioriteti absolut: stopimit te epidemise dhe gjetjes se formules shkencore per shërimin. E hapur ndaj bashkepunimit nderkombetar. Por ende pa ndonjë deklaratë Relaksi e ..Zgjidhjeje!

Sot që flasim nuk kemi kurrfarë arsye per eufori. I drejtohem sidomos motrave e vellezerve shqiptare ne Kine. Sado të ashpra e vështirësuese që po bëhen per jetën e përditshme: ndiqni e respektoni kufizimet, rregullat e rekomandimet e autoriteteve ketu: administrative e higjeno-sanitare. Ato dine me shumë se ç’bëhet këtu. E dyta, merreni ne dore vete zgjedhjen tuaj per vendqendrimin keto javë! Askush nuk ka zbuluar ndonje formule qe s’jua tregon juve! Askush s’ka ndonje platformë shteterore të rezervuar! merrni vendim te pjekur.
Ndiqni se paku Faqen e OB Shëndetësisë! Raportimi këtu (foto bashkangjitur) eshte vjeteruar tashme. Sot ka shifra te tjera. Të jemi optimiste ne vullnetin e kapacitetet e Kines dhe perpjekjen e perbotshme eshte vetem njera ane. Tjetra eshte persistenca e pashembullt e ketij virusi. Uroj shëndet e fat të mire per gjithkënd, në Shqipëri, Kinë e anekënd botës.”- shkruan Bertolaja.

Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 426, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me sëmundjen në mbarë botën tani ka shkuar në 20.626.

Këto shifra vijnë pasi vendi hapi një spital të ri të ndërtuar brenda 10 ditësh, futi para në tregjet financiare të tronditura dhe kufizoi më tej lëvizjen e njerëzve me shpresën për të penguar virusin që përhapet me shpejtësi.

Përkundër këtyre masave, numri i të vdekurve u rrit me një rekord ditor prej 65 viktimash nga e hëna në të martën. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *