Vendosni fjalën kyçe....

“Anti-KÇK-ja”-shkon në Shkodër, i sekuestron dhjetëra pasuri 6 shtetasve


Policia e Shtetit gjatë aksionit të saj nga strukturat e OFL-së i ka sekuestruar pasuri të ndryshme disa personave në Shkodër.

Shtetasit e goditur si rezultat i këtij operacioni janë A.M banues në Shkodër, M.D banues në Nicaj, Shkodër,  A. D., me banim në lagjen Bleran, G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, A. D. me banim në lagjen Bleran, M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër.

Njoftimi i plotë:

Një vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme:

  1. Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
    • Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.
  2. Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:
    • Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;
    • Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;
    • Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.
  3. Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
  • Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;
    • 3 automjete
    • 1 motor.
  1. Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
    • Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;
    • Një automjet;
  2. Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
    • Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.
  3. Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:
    • Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;
    • Një automjet;

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *