Avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi, ka deklaruar ditën e sotme se pasuria e klientit të tij është sekuestruar më herët nga Krimet e Rënda.
Reagimi i tij erdhi pas kërkesës së policisë, që i dha afat 48 orë Berishës që të justifikonte pasurinë. Hysi shtoi gjithashtu se gjykata i ka kthyer pasurinë motrës së Berishës.
Kjo e fundit deklaroi se Gjykata e Lartë i kishte kthyer pasuritë e sekuestruara më herët, ndërsa pronat e të vëllait i kishte marrë shteti.
‘Pasuritë e tij janë të sekuestruara nga shteti. Ia ka marrë shteti. Me vendim të gjykatës së lartë mua më janë kthyer pronat. Në emër të Lulzim Berishës nuk ka mbërritur asnjë kërkesë’, ka thënë ajo.