Kreu i Partisë Demokratike, Basha, është shprehur due buzëqeshur pas takimit me ambasadoren amerikane Kim në selin blu se ditët në vijim do jenë të mbushura me lajme e zhvillime.
Ai deklaroi për gazetarët se gjithçka që po bëhej, ishte për t’u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza.
‘Ju siguroj se dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, prioritete, zhvillime. Por një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet, po bëhet për t’i shërbyer një qëllimi që shkon përtej PD-së dhe opozitës, qëllimit për t’i dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza. Në këtë kuptim jam shumë i inkurajuar nga takimet e sotme dhe do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar’, tha Basha.