Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon delegacionin nga KiE: Rruga për daljen nga kriza kalon nga plotësimi i standardeve evropiane


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë detaje rreth takimit me delegacionin e Kongresit të Lokale të Këshillit të Evropës.

Basha shkruan se rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standardeve demokratike evropiane si edhe forcimin e rolit të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Gjatë takimit me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, Z. Anders Knape, Sekretarin e Përgjithshëm Andreas Kiefer, Presidenten e Dhomës së Rajoneve znj. Ms Gunn Marit HELGESEN, Presidentin e Dhomës së Autoriteteve lokale z. Xavier CADORET, dhe delegacionin që i shoqëronte, ju shpreha mirënjohjen për vëmendjen që ky institucion ka treguar përherë ndaj vendit tonë.

Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë.

Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standardeve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *