Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon Sassoli-n: Do jetë mbështetje për integrimin e Shqipërisë


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka marrë nga presidenti i PE-së, Sassoli, pohimin se do jetë një mbështetje e fuqishme në integrimin e vendit në BE.

Kryedemokrati shkruan në Facebook se PD-ja dhe opozita po bën gjithçka për integrimin sa më shpejt të vendit.

‘I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian z. David Sassoli dhe të merrja prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë.

I konfirmova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë. Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon! Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës,’ shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *