Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia e Tiranës e akuzon Bashën se ka hyrë në konviktin e studentëve me dhunë, reagon PD: Atë që nuk e bëri Ramiz Alia po e bën Erion Veliaj


Në një deklaratë për mediat, Bashkia e Tiranës ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, se së bashku me 4 shoqërues të tij, pasditen e kësaj të marte kanë hyrë me dhunë në ambientet e godinës Numër 4 në Qytetin Studenti, duke dhunuar recepsionisten e kësaj godine. Bashkia dënon dhunën që sipas saj është ushtruar ndaj punonjëses në fjalë dhe shprehet se ka nisur procedurat për denoncimin e Bashës.

Pasditen e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me 4 shoqërues të tij, jo studentë, të pajisur me kamera për shoë-n e radhës, ka hyrë me dhunë në mjediset e brendshme të Godinës Nr. 4 në Qytetin Studenti. Bashkia e Tiranës dënon dhunën e ushtruar ndaj recepsionistes së Godinës nr. 4 në Qytetin Studenti nga qytetari Basha dhe tabori i tij i figurantëve, që prej disa ditësh kanë nisur të xhirojnë klipe nëpër Tiranë, si këngëtarë tallavaje, dhe dëshiron të informojë qytetarët se ka nisur menjëherë procedurat për denoncimin e tij para organeve ligjzbatuese si dhunues”.

Bashkia e Tiranës sqaron më tej se në mjediset e godinave të Qytetit Studenti mund të hyhet vetëm duke marrë një leje paraprake pranë Drejtorisë së Konvikteve, procedurë e cila ndiqet rigorozisht edhe nga familjarët e studentëve që banojnë në ato godina. Sipas Bashkisë, Lulzim Basha nuk ka kërkuar dhe nuk ka marrë leje për të hyrë në Godinën nr.4.

Ndërkaq, Bashkia thotë se Godina nr.4 është një nga ndërtesat e cila do të rikonstruktohet sipas projektit të kancelares gjermane Angela Merkel, i cili po zbatohet nga KFË-ja. Kjo e fundit ka ndihmuar edhe në rikonstruksionin e godinave të studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë, tashmë të përfunduara, e ndërkohë po vijon punën për rikonstruksionin e 4 godinave të tjera në Qytetin Studenti. Në total, Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar 22 konvikte për studentët që studiojnë në Tiranë.

Pas deklaratës së Bashkisë së Tiranës është ka reaguar zëdhënsja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e cila ka publikuar videon kur kryetari i PD-së zhvillon një diskutim me kujdestaren e konviktit e cila i thotë se nuk lejohet të xhirohet në ambientet e konviktit.

Në reagimin e saj Zhupa shprehet se kryeopozitari nuk mund të pengohet të vizitojë një ambient publik apo të takojë studentë dhe se ekundërta ndodh vetëm në vendet diktatoriale ose në Tiranën e Erion Velisë.

Atëherë kur mendon se ka prekur limitet e qesharakes Erion Veliaj befason sërish. Këtë herë, përtej fasadës që përcjell në videot dhe fotot e propagandës së tij, ndihet i frikësuar nga vizita që kryetari i PD i bën disa të rinjve në dhomën e tyre në konvikt.

Atë që s’e ka bërë dot Ramiz Alia në grahmat e komunizmit në qytetin Studenti, mundohet ta realizojë pinjolli i rilindjes në krye të bashkisë moniste.

Në asnjë vend të botës së lirë kryetari i opozitës nuk pengohet të vizitojë një ambjent publik apo të takojë studente. Kjo mund të ndodhë në Korenë e Veriut. Ose në Tiranën e Erion Velisë. Ku thjesht një vizitë i tremb për vdekje se mos çjerr fasadën që përcjell propaganda, Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjjthë të tjerët të jenë të sigurt se Lulzim Basha do të vijojë të takojë qytetare çdo ditë. Askush nuk mund ta ndalojë misionin e opozitës. Të tregojë të vertetën që propaganda e stisur dhe e blerë shtrenjtë nga oligarkët e qeverisë përpiqet t’u servirë shqiptarëve”-shkruan Zhupa..

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *