Janë publikuar sot në Fletoren Zyrtare koordinatat dhe hartat e zonave të reja për zhvillim, ku do të vendosen banorët, banesat dhe shtëpitë e të cilëve kanë dalë të pabanueshme nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është caktuar si njësi zbatuese për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara dhe për ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike. Përjashtim bën vetë Tirana, ku një rol të tillë do ta luajë bashkia.
Në Tiranë, zonat e reja do të jenë gjithsej 9, konkretisht në:
-Njësia Administrative 6, zona Kombinat, Bashkia Tiranë
-Njësitë Administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji”, Bashkia Tiranë
-Njësia Administrative 6, zona Kombinat, Bashkia Tiranë
-Njësinë Administrative 11, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Bashkia Tiranë
-Njësinë Administrative Baldushk, Bashkia Tiranë,
-Njësinë Administrative Ndroq, Bashkia Tiranë,
-Njësinë Administrative Pezë, Bashkia Tiranë
-Njësinë Administrative Vaqarr, Bashkia Tiranë
-Njësinë Administrative Zall-Herr, Bashkia Tiranë
Në Durrës, zona ku do të ndërtohet është ish-Uzina Mekanike Bujqësore, Njësia Administrative Durrës, Bashkia Durrës, e cila ndodhet në Shkozet (harta më poshtë).
Zonat e tjera të reja ku do të zhvillohen janë në Bubq, Bashkia Krujë; të zonës 1, Njësia Administrative Fushë-Krujë, Bashkia Krujë; Zona 1, Njësia Administrative Kavajë, Bashkia Kavajë; të zonës 1/2, Njësia Administrative Laç, Bashkia Kurbin, zonë e re për zhvillim; zona 1, Njësia Administrative Vorë, Bashkia Vorë;
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor