Vendosni fjalën kyçe....

Gjymtohet sulmi i Barcelonës, Dembele humb sezonin për shkak të dëmtimit


Barcelona ka marrë një goditje tjetër të rëndë, pasi testet mjekësore kanë konfirmuar se Ousmane Dembele ka pësuar lëndim serioz dhe si pasojë do ta humbë pjesën e mbetur të sezonit.

Anësori francez mungonte që prej nëntorit për shkak të tërheqjes muskulore, por testet shtesë të martën në mëngjes kanë treguar se lëndimi i tij është shumë më i rëndë seç ishte menduar dhe Dembele nuk do të jetë në gjendje të luajë më në sezonin 2019/20.

Të hënën në mbrëmje, Barcelona lajmëroi në Twitter se 22-vjeçari ndiente një shqetësim në këmbën e djathtë, por një ditë më vonë konfirmoi se lëndimi është shumë më serioz.

Ai ka pësuar çarje në muskulin e kofshës së këmbës së djathtë.

Lëndimi i tij e shton presionin ndaj skuadrës së Quique Setien, pasi sulmuesi kryesor Luis Suarez do të mungojë gjatë tashmë, sepse i është nënshtruar operimit në gju dhe rrezikon të mos kthehet fare këtë sezon.

Kjo nënkupton se Setien tani do t’i ketë vetëm Lionel Messin, Antoine Griezmannin dhe të riun Ansu Fati si opsione për sulm në muajt e ardhshëm në gara të rëndësishme si Liga e Kampionëve dhe La Liga.

Karriera e Dembeles në Barcelonë është përshkuar me probleme të mëdha me lëndime, të cilat e kanë penguar të përparojë që prej transferimit nga Borussia Dortmund më 2017.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *