Vendosni fjalën kyçe....

Grenell “presion” Kurtit: Hiq taksën ndaj mallrave serbe


I dërguari special i presidentit amerikan në dialogun Kosovë-Serbi i i ka bërë thirrje qeverisë së re të Kosovës, që të heqë taksën ndaj mallrave serbe si një parakusht për rifillimin e bisedimeve mes palëve, shkruan Koha.net.

Grenell, i cili është ambasadori amerikan në Gjermani, ka deklaruar se SHBA-ja ua ka bërë të qartë liderëve politikë në Kosovë se ‘heqja e taksës është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonominë e saj, si dhe e dëshirës për të tërhequr punë të reja’.

I dërguari special amerikan ndërmjetësoi muajin e shkuar arritjen e marrveshjes për rifillimin e fluturimeve të drejtpërdrejta Prishtinë-Beograd pas 21 vitesh ndërprerje.

‘Po bëjmë hapa historikë. Së shpejti do të ketë lajme të reja, meqë të dy palët dëshirojnë të ecin përpara. Këto hapa do të ndihmojnë për jetë më të mirë për popullin e rajonit’, citohet të thënë ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *