Vendosni fjalën kyçe....

Kriza me migrantët, guvernatori grek i kërkon qeverisë të shpallë gjendjen emergjente


Pamje të rënda kanë nisur të qarkullojnë në rrjet nga Greqia, ku migrantët që protestonin për kushtet në kampin në ishullin Lesbos, janë sulmuar me gazlotjellës nga policia.

Guvernatori rajonal i Egjeut Verior, Costas Moutzouris, e konsideroi situatën me migrantët si një granatë që nuk ka shpërthyer akoma.

“Kam frikë nga më ekstremja nëse ata veprojnë dhe nuk reagojmë”, tha Moutzouris sipas gazetës Protothema, duke iu referuar episodit të së hënës, kur më shumë se 2,000 emigrantë afganë që kërkonin azil dolën në rrugë dhe ndezën zjarre.

Moutzouris thotë pas shumë konsultimeve përfunduan trazirat në rrugë, zjarret dhe incidentet dhe banorët e Moira-s u mblodhën.

Ai tha se i ishte premtuar një skuadër MAT për të qenë prezentë në një pikë kritike, në mënyrë që të ruante qetësinë e periferisë.

Ai shtoi se i kishte kërkuar qeverisë të shpallte gjendjen e emergjencës: “Sepse nëse ata fillojnë dhe veprojnë dhe ne nuk reagojmë, ne nuk e dimë se ku mund të arrijmë, pas incidenteve ka pasur zjarre të shpërndara në qytet, u mbyllën bulevardi qendror dhe rrugët kryesore të Mytilenës, kështu që i kërkova qeverisë pasditen e djeshme që të deklarojë emergjencën në këto tre ishuj me refugjatë, është një granatë që mund të lëshohet dhe shpërthejë në çdo kohë “.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *