Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Largimi nga Parlamenti sensibilizoi opinionin publik


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ndodhur në Nju Jork ka dhënë një intervistë për “ALBTVUS”, dhe ndër të tjera deklaroi se largimi nga parlamenti ishte për të sensibilizuar opinion publik.

Më tutje, Kryemadhi shpjegoi se ky vendim i dha mundësinë opozitës që të ishte përfaqësuese e popullit.

Largimi ynë nga Parlamenti sensibilizoi opinionin publik, bëri që opozita të ishte përfaqësuese e popullit shqiptar. Sepse këtu nuk ishte më problemi për të kënaqur ndërkombëtarët të cilët vendosnin dhe plotësonin formularët e tyre. Këtu ishte problemi për t’i kujtuar ndërkombëtarëve që këtu një pensionist që merr 70 dollarë në muaj pension dhe duhet të paguajë dritat, ujin, ilaçet, të ushqehet e të vishet, shkon në burg se nuk ka mundësi të paguajë 10 mijë lekë të vjetra energjinë elektrike, ndërsa një oligark që bën një xhiron prej 40 milionë euro në vit dhe vetëm tatimin e TVSH-së në shitje duhet t’ia paguajë 8 milionë dollarë shtetit shqiptar, ndërkohë paguan vetëm 31 mijë dollarë”-deklaroi Kryemadhi. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *