Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi propozon nismën “Super Brain”: Zero taksë për të rinjtë që kthehen me plane biznesi nga jashtë


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ndodhur në Nju Jork ka propozuar nismën ‘Super Brain’.

Sipas Kryemadhi nga kjo nismë mund t’i mundësohet të rinjve që janë nga mosha 18-30 vjeç taksat të jenë 0, sepse kjo do të jetë një mundësi që të zhvillohet një biznes personal.

Ne në fakt duam të bëjmë nismën “super brain” që e kemi quajtur, për t’ju ftuar të gjithëve ju me plane zhvillimi, biznesi për t’u kthyer në Shqipëri. Për të krijuar një infrastrukturë që për të rinjtë që janë nga mosha 18-30 vjeç taksat të jenë 0, sepse kjo do të jetë një mundësi që ju të zhvilloni një biznes tuaj.

Për të bërë një betejë për të hequr taksimin e dyfishtë, pra të mos paguhet dy herë taksa dhe në Amerikë dhe në Shqipëri, sepse në fund të fundit, fitore më të madhe në Shqipëri së sa të ketë investime shqiptaro-amerikane, është një investim shumë më i madh. Vetëm duke qenë prezente investimi amerikan, shtetasit amerikan dhe Amerika do të jetë shumë e vëmendshme ndaj Shqipërisë”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *