Vendosni fjalën kyçe....

Milan në probleme para derbit, Ibrahimoviç mund të mungojë me Interin


Në shtëpinë e Milanit ka rënë alarmi për gjendjen e Zlatan Ibrahimovicit, i cili ende nuk është kthyer në stërvitje për përgatitjet e derbit.

Pasi humbi ndeshjen me Veronën, gjiganti suedez është stërvitur i veçuar në palestër dhe sipas burimeve pranë kuqezinjve, 38-vjeçari ka ende simptomat e gripit, por edhe probleme në pulpë, që e kanë detyruar të mos i bashkohet grupit.

Parimit, prania e Ibras në derbi nuk është në rrezik, por stafi mjekësor po e monitoron me shumë kujdes gjendjen e tij. Për momentin, nuk ka siguri se do të jetë 100% i gatshëm për përballjen me rivalët ndërqytetas, por përshtypja është që Pioli do ta ketë nën urdhrat e tij.

Në pritje të Ibras (që t’i bashkohet grupit), lajmi i mirë vjen nga Biglia dhe Krunic, që tashmë janë stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *