Autoritetet në veriperëndim të Brazilit janë vënë në kërkim të dy burrave, të cilët shkaktuan panik dhe vodhën besimtarët që po merrnin pjesë në një meshë në kishë.
Njëri prej tyre madje i drejtoi armën në kokë një gruaje.
Skena e frikshme u kap të gjitha në video të dielën mbrëma, menjëherë pasi njeriu i armatosur dhe bashkëpunëtori i tij ndërprenë meshën në kishën në Manaus, kryeqyteti i Amazonës.
I dyshuari i paidentifikuar, i veshur me një xhup të kuq, i urdhëroi njerëzit në kishë t’i jepnin gjërat e tyre personale.
Në videon e publikuar nga Daily Mail, shihet një djalë i ri duke iu afruar besimtarëve nën urdhrat e personit të armatosur dhe duke mbushur një çantë shpine, me pasuritë e tyre.
Hajduti me armë, më pas urdhëroi gruan që ishte ulur pranë tij që të ulej pranë pjesës tjetër të besimtarëve, para se ta ndiqte nga pas. Ai më pas fillon kërkon nëpër cantë përpara se të arratiset.
Që nga e hëna pasdite nuk është raportuar për asnjë arrestim. Sipas autoriteteve nuk ka patur asnjë të shtënë dhe kisha nuk ka pësuar asnjë dëmtim.