Policia ka shënjestruar sot dy familje të tjera, të cilat dyshohen se e kanë vënë pasurinë nga veprimtari kriminale. Bëhet fjalë për familjet Bajri e Doçi, të dyja në Shkodër.
Kjo e fundit dyshohet si e përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës në Kamzë para rreth dy javësh, bashkë me familjen Hajri.
Ndërkohë familja Bajri ka disa anëtarë në burg dhe dyshohet se e kanë vënë pasurinë me veprimtari të jashtëligjshme në vend dhe jashtë tij.
Ditën e djeshme policia sekuestroi një kompleks në Shijak, që i përket familjes Hajri ndërsa sot i kërkoi Lulzim Berishës në Durrës dhe familjes Çapja në Elbasan që të justifikojnë pasurinë brenda 48 orëve.