Vendosni fjalën kyçe....

“Rama të lejojë policinë të verifikojë pasurinë e Saimir Tahirit” – PD


Partia Demokratike i ka kërkuar kryeministrit Rama që të verifikojë pasurinë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një deklaratë për mediat ngas selia blu, Çlirim Gjata, tha se kreu i qeverisë s’e ka ndërmend ta luftojë krimin e organizuar ndërsa theksoi se Tahiri është subjekti ideal i ligjit propagandistik të Edi Ramës.

‘Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin e organizuar, pasi ai është vetë krimi i organizuar. Ai është trafikanti që mbolli Shqipërinë me kanabis dhe nuk u kap kurrë nga policia, është i dënuari që drejton trafikun nga burgu dhe merr tendera e koncesione nga qeveria e Ramës, është krimineli që blen vota dhe kërcënon votues për Edi Ramën pa u ndëshkuar nga ligji. Pas Edmond Begos, mikut trafikant të Taulant Ballës, Saimir Tahiri është shembulli tjetër i dashtimit të Edi Ramës dhe i standardeve të dyfishta që përdor ai. Në vend që të bëjë qesharake policinë e Shtetit me operacione të sajuara keq, Edi Rama duhet ta lejojë policinë e tij të vendosë në shënjestër pasurinë e Saimir Tahirit. Ish ministri i tij i brendshëm,  i cili ka hyrë në histori për kanabizimin e Shqipërisë, është një nga subjektet ideale të ligjit propagandistik të Edi Ramës. Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge nga drejtësia, bën një jetë luksoze me rrogë shteti, hap biznese të reja, madje i sfidon të gjithë duke paguar 20 mijë dollarë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.’ – tha Gjata.

Më tej Gjata tha se sondazhet tregojnë se shqiptarët s’i besojnë me kryeministrit Rama dhe se ai s’mund ta luftojë krimin e organizuar pasi s’e lejoi policinë të sekuestronte pasurinë e mikut të Taulant Ballës, Edmond Begos.

Demokrati tha gjithashtu se Rama ka ndërmend të bëjë vetëm show me policët e keqpërdorur e të tradhëtuar.

‘Sondazhet tregojnë se shqiptarët nuk i besojnë Edi Ramës dhe e dinë se i ashtuquajturi ligj anti-KÇK, është një akt tjetër propagande për të mashtruar ata dhe ndërkombëtarët, të cilët  i kërkojnë qeverisë luftë reale ndaj krimit të organizuar për të nisur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin e organizuar, pasi ai nuk e lejoi policinë të sekuestrojë pasurinë e trafikantit të drogës Edmond Bego, mik i kriminelit të rrezikshëm Aldo Bare dhe mik i numrit 2 të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Njësoj ka për të vepruar edhe me Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng megjithçka di për lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar. Edi Rama ka ndërmend të bëjë vetëm show me një grup policësh, të keqpërdorur dhe të tradhëtuar në këto 6 vjet prej paktit të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin e organizuar.’ – mbyll deklaratën Gjata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *