Vendosni fjalën kyçe....

Reshje intensive në Gjermani, bllokohen hekurudhat në disa zona


Shira të furishëm dhe përmbytje të mëdha kanë goditur Gjermaninë jug-perëndimore. Lumi Mosella ka arritur në Treviri nivelin e 8.6 metrave, shumë më i lartë në krahasim me situatën normale 3.25 metra, pas shirave të furishëm të këtyre ditëve edhe në Francë, raporton zëdhënësi i qendrës së kontrollit të reshjeve të Rheinland-Pfalz a Dpa.

Në Bernkastel-Kues, vendlindja e filozofit Cusano, ‘uji vazhdon të rritet akoma dhe situata po bëhet akoma më kritike’, ka thënë zëdhënësi i policisë lokale sot në mëngjes.

Moti i keq ka sjellë probleme edhe në qarkullimin e njerëzve. Është mbyllur linja hekurudhore që lidh Treviri dhe Perl. Stuhi të forta dhe përmbytje janë regjistruar edhe në Bavari, ku në Mynih janë ndërprerë dy linjat hekurudhore të S-Bahn.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *