Vendosni fjalën kyçe....

Studentët indianë në karantinë s’e çajnë kokën për koronavirusin, kërcejnë e këndojnë (VIDEO)


Një grup studentësh indianë, të cilët janë evakuuar nga qyteti kinez i Wuhan-it, kanë gjetur mënyrën se si të shtyjnë kohën gjatë qëndrimit të tyre në karantinë.

Mbi 600 indianë u evakuuan nga Wuhan-i gjatë fundjavës. Menjëherë pas mbërritjes në Delhi, pasagjerët u ekzaminuan në aeroport dhe u morën në monitorim në karantinat e vendosura pranë qytetit.

Mirëpo s’kanë kaluar dy ditë, kur në rrjetet sociale kanë nisur të bëhen virale pamjet nga qëndrimi i tyre në karantinë.

Studentët me maska në fytyrë, të vendosur në karantinë vallëzojnë me një këngë në dialektin Haryanvi.


Qëndrimi i pakujdesshëm i grupit është lëvduar nga komentuesit.

“Tani kjo është dashuria dhe kultura indiane që duam të shohim”- shkroi një përdorues i Twitter. “Ne indianët dimë se si të shijojmë, edhe në situatë të keqe”– shtoi një tjetër.

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga autoritetet kineze, koronavirusi deri më tani ka infektuar rreth 20 mijë njerëz në botë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 426.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *