Dy gra janë vrarë dhe një fëmijë u plagos në një incident të ndodhur në kampusin e Universitetin të Teksasit ‘A&M’.
Tre viktima me armë u raportuan në sallën e rezidencës Pride Rock, e cila strehon studentët, të hënën në mëngjes. Studentëve, fakulteteve dhe stafit iu tha që të qëndronin aty ku ishin derisa gjithçka të sqarohej.
Autoritetet lokale konfirmuan dy vdekje në vend ndërsa i mituri u dërgua në një spital të zonës dhe mediat lokale raportojnë se gjendja e tij është e qëndrueshme. Aktualisht mbeten të qarta rrethanat dhe autorët e ngjarjes së rëndë.