Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në Kosovë për foton e Thaçit


Zëvendësimi i fotografisë së presidentit Thaçi me atë të Ibrahim Rugovës në zyrën e kryeparlamentares së re të Kosovës, Vjosa Osmani, ka çuar në reagimin e ashpër të PDK-së.

Në një reagim zyrtar, PDK-ja thekson se mbajtja e fotografisë së presidentit është detyrim ligjor dhe nuk varet nga dëshirat e askujt.

Sipas forcës politike në fjalë, zëvendësimi i fotos së Thaçit tregon mentalitetin e vjetër të Osmanit, që synon hakmarrjen dhe përçon gjuhën e urrjejtjes dhe bën thirrje që ajo të vendoset menjëherë aty kj ishte.

Osmani nga ana e saj ka thënë se nuk e ka hequr fotongrafinë e Thaçit por e ka zhvendosur në një pjesë tjetër të zyrës së saj.

‘Siç e dinë të gjithë kolegët e mij në Kuvendin e Kosovës dhe në përputhje të plotë me ligjin fotografia e presidentit aktual të vendit ndodhet në kabinet, është zhvendosur nga vendi ku ka qenë më herët sepse unë kam dashur që në ballë të zyrës ta kem dikë që më inspiron në fillim të çdo dite.’ – ka thënë Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *