Vendosni fjalën kyçe....

Turqia: Nuk lejojmë që Siria të pushtojë më shumë toka në Idlib  


Turqia nuk do të lejojë qeverinë siriane të marrë më shumë toka në provincën Idlib.

Presidenti Erdogan shprehet për mediat, se forcat ushtarake të Sirisë po i zbrapsin qytetarët e pafajshëm të asaj province drejt kufirit të Turqisë.

Paralajmërimi i Erdogan erdhi menjëherë pas vrasjes së 8 zytarëve turq. Gjithashtu edhe ushtria turke ka ndërmarrë sulme në Idlib duke pretenduar vrasjen e 75 ushtarëve sirianë.

Por mediat në Siri nuk kanë raportuar për viktima. Është një shoqatë ndërkombëtare e cila raporton për të paktën 13 persona të vrarë gjatë kundërsulmit të Turqisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *