Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim i dhuron policisë shqiptare ‘makinën e së vërtetës’


Falë ndihmës së SHBA-së, më në fund policia shqiptare duke nisur nga sot do të ketë në dorë pajisjet e saj edhe makinat e së vërtetës ose ndryshe poligrafët.

Në një ceremoni të organizuar në Ministrinë e Brendshme, u certifikuan 5 poligrafët e parë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, tha se këta 5 ekspertë të poligrafit janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin.

“Jam shumë e kënaqur për të certifikuar suksesin e 5 studentëve. Instruktorja e tyre ka vlerësuar në mënyrë të përsëritur përkushtimin e tyre dhe disiplinën.
Është një moment i rëndësishëm në jetën e të diplomuarve por edhe një moment i rëndësishëm në jetën e Shqipërisë. Shqipëria ka ligjin e ri, ligjin e SPAK që kërkon që të gjithë punonjësit e BKH t’i nënshtrohen poligrafit. Këta ekzaminues dhe pajijsja e dhuruar nga SHBA do sigurojnë aftësinë për t’u zbatuar sipas ligjit të ri të SPAK.

Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, një tjetër mundësi për të forcuar shtetin ligjor.
Jemi këtu për të përuruar edhe njësinë e poligrafit në SHÇBA. Kjo njësi do fillojë të kryejë kontrollin e kandidatëve për drejtimin e BKH”, deklaroi ambasadorja Kim.

Ambasadorja theksoi se SHBA-ja do vazhdojë të asistojë qeverinë shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe funksione të tjera vendimtare. Ajo u tha të sapodiplomuarve që ka besim tek ata dhe te populli shqiptar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *