Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet kush është shoferi që nuk iu bind policisë dhe shkaktoi aksidentin me 5 të plagosur


Të tjera detaje zbulohen lidhur me aksidentin që ndodhi paraditen e sotme në Krastë të Elbasanit, ku u plagosën 5 persona pasi një nga automjetet po ndiqej nga policia që nga Pogradeci.

Sipas gazetës ‘Panorama’, personi që drejtonte makinën tip “Passat” që po ndiqej nga policia, quhet Aldiron Shehu.

Automjeti që Shehu drejtonte përfundoi i përmbysur në rrugë, pasi u përplas me dy automjete të tjera ndërkohë që ndiqej nga policia. Ai është vënë në pranga.

Automjeti që Shehu drejtonte kishte targa të huaja dhe pasi policia i ka bërë me shenja të ndalonte ai nuk ëhtë bindur. Policia më pas ka ngritur disa postblloqe, të cilave nuk i ka ndaluar as në Pogradec e as në Librazhd. Por kur ka mbërritur në Elbasan, policia ka qëlluar në ajër për të paralajmëruar Shehun.

Automjeti i tij është përplasur me një mjet të forcave “Shqiponja” duke plagosur një polic dhe më pas duke dalë në krahun tjetër të rrugës ka përplasur edhe 2 mjete të tjera. Një prej të cilave ishte autoshkollë.

DETAJET E POLICISË

Më datë 04.02.2020, rreth orës 09:00, Salla e Drejtimit Korçë, ka njoftuar Sallën e Drejtimit të DVP Elbasan se mjeti tip Pasat i zi me targa Greke IEH 3922, nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë Korçë dhe Pogradec dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.

Menjëherë në Librazhd është ngritur pikë kontrolli e përforcuar , por drejtuesi i mjeti sa ka parë policinë ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë sipas procedurës për pikë kontrolli dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit.

Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet policisë në Elbasan.

Focat Shqiponja , ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, kanë ngritur pikë kontrolli duke kontrolluar rrugën.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera.

Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie dhe 4 shtetas.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A. Sh, 27 vjec , banues në Gjirokastër është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Ky drejtues mjeti edhe në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit të punonëjsit të policisë për të ndaluar.

Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa atuomjetesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *