Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësja e OFL-së del me kapele e syze në deklaratë për shtyp, i kërkon Lulzim Berishës: Deklaro pasurinë brenda 48 orësh


Operacioni Forca e Ligjit është fokusuar tek Lulzim Berisha, ish-kreu i “Bandës së Durrësit” i cili është një prej subjekteve të paketës ‘Anti-KÇK’.

Zëdhënësja e OFL-së, doli sot në një deklaratë për mediat me kapele në kokë dhe syze dielli, për të dhënë detaje për ditën e dytë të operacionit. Ajo zbuloi se OFL ka dërguar kërkesë me shkrim për Berishën, ku i kërkoin deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve.

 “Në vijim të operacionit Forca e Ligjit, informojmë opinionin publik se në zbatim të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë, subjekteve:
L. B., 49 vjeç, lindur dhe banues në rrugën ‘Adria’, Durrës, drejtues i një grupi kriminal, autor i veprave penale ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Trafikim i narkotikëve’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’. Ky shtetas, në vitin 2012 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur lirimin e tij me kusht”, tha zëdhënësja e OFL-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *